Pasi fitoi fanellën e gjelbërt, pavarësisht asnjë suksesi në “Tour de France”, Peter Sagan triumfon në etapën e tretë të Vuelta-s së Spanjës, 158 kilometra të gjatë nga Mijas në Malaga.
Çiklisti sllovak i “Tinkoff-Saxo” mbërriti i pari në finish, duke thyer francezin Bouhanni të ekipit Cofidis dhe gjermanin Degenkolb të “Giant-Alpecin”.
Festa erdhi në ditën e skualifikimit të Vincenzo Nibali-t dhe tërheqjes nga gara të Fabian Cancellara-s.
Pas ngjitjeve të komplikuara në Alto de Mijas dhe Puerto del Leon, gjashtë korridorë nisën shkëputjen. Megjithatë, grupi qëndroi në distancë sigurie dhe bashkohet në 13 kilometrat e fundit.
Në fundin e etapës, prozhektorët kthehen nga sprintierët. Sagan arriti i pari dhe kthehet te fitorja në një Garë të madhe pas 780 ditëve.
Nuk ndryshon asgjë përsa i takon klasifikimit të përgjithshëm. Kolumbiani Johan Chaves bluzën e kuqe, falë avantazhit 5 sekonda nga Dumoulin dhe 15 sekonda nga Roche.