Vuçiqit s’i pëlqen kushtëzimi i vizave për Kosovën

E publikuar: 02/11/2016 01:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë në një forum në Hamburg, Gjerman,i ka thënë se “po e shoh se shumëkush në Perëndim po bëhet gjithnjë e më nervoz lidhur me bisedimet e Beogradit e Prishtinës se sa serbët dhe shqiptarët, e nuk e di pse, sepse ne duhet të bisedojmë njëri me tjetrin dhe t’i zgjidhim problemet, gjë që edhe e bëjmë”, transmeton Koha.net.

“Nuk e di pse janë kaq të ngutshëm dhe pse dikush dëshiron t’i përshpejtojë proceset?” është pyetur në klubin afarist “Uberze” në Hamburg, të hënën Aleksandar Vuçiq duke u përgjigjur si e sheh zgjidhjen e çështjes së Kosovës në kontestin e anëtarësimit ë Serbisë në BE, njofton tanjug.

Ai ka thënë se kushtëzimi i dy palëve në dialog me hapjen e kapitujve ose me marrjen e vizave, nuk është zgjidhje, sepse në këtë mënyrë krijohet atmosferë më e keqe në Beograd e në Prishtinë.

Ai ka thënë se “debati“ ndërmjet serbëve e shqiptarëve po zgjat qe shumë vite dhe se ai nuk mund të përfundojë me zgjidhej burokratike por me ndryshim mentalitetit.

“Njerëzit në Beograd, Prishtinë e Tiranë duhet ta kuptojnë këtë dhe ai është proces, kjo nuk mund të ndryshojë për 48 orë, nëse dikush thërret nga Brukseli dhe thotë që të gjitha të zgjidhen për 72 orë ose do të ballafaqoheni me sanksione”, ka thënë Vuçiq.