Vetëm 30 për qind të qytetarëve serbë besojnë në kryeministrin dhe Liderin e Partisë Progresive të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, tregon një hulumtim i kryer nga organizata hulumtuese serbe “Ipsos Strategic Marketing”, raporton B92.
Hulumtimi që ka përfshirë gati se të gjithë popullatën serbe ka patur për qëllim identifikimin e politikanëve që gëzojnë më shumë besueshmëri nga qytetarët, transmeton Indeksonline. Rezultatet kanë treguar se vetëm 30 për qind të popullit serb besojnë në Vuçiqin, kurse 3 përqind më pak besojnë Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiqin.
Të dy liderët përcillen nga Boris Tadiqi dhe Vojslav Shesheli që gëzojnë besim prej vetëm 2 për qind të popullatës, dhe Rasim Ljajiqit prej 1 për qind. /Indeksonline/