Vuçiqi nuk krijon komision për hetimin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi

E publikuar: 14/07/2015 22:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka hequr dorë nga formimi i komisionit të pavarur për zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së vëllezërve Bytyçi, kryesues i të cilit është dashur të jetë Veran Matiq, shkruan sot e përditshmja serbe “Danas” e thirrur në burime të mirë informuara me rastin.
Më tej theksohet se kryeministri ka hequr dorë nga formimi i këtij komisioni dhe tërë çështjen ia ka lënë sërish në dorë Gjykatës për Krime Lufte.

Sipas burimeve të “Danas”, siç raporton Koha.net, rasti i është marrë prokurorit të deritanishëm dhe i është dhënë një prokurori tjetër.

E përditshmja serbe thekson se edhe në takimin e Vuçiqit me zyrtaren e lartë shtetërore amerikane, Victoria Nuland, temë e diskutuar ka qenë edhe çështja e vëllezërve Bytyçi.