![](https://infosot.com/wp-content/uploads/2022/06/Lajcak-Vucic-800x450-compressed.jpg)
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është pritur në takim nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, më 15 mars, 2024. Foto: Aleksandar Vuçiq / Instagram
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pritur në një takim të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, me të cilin tha se ka biseduar për situatën në Kosovë dhe, siç tha ai, “për kushtet e padurueshme për jetë” të popullit serb në Kosovë.
“Kemi shqyrtuar mundësitë dhe temat për vazhdimin e bisedimeve konstruktive në Bruksel, si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiqi në llogarinë e Instagramit, raporton Klankosova.tv.
Ai shtoi se i bëri thirrje edhe një herë komunitetit ndërkombëtar që “të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri në çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë” dhe “stabilitetin rajonal”.
Lajçaku, 10 ditë më parë ishte në Prishtinë, ku bisedoi me kryenegociatorin Besnik Bislimi për rregulloren e BQK-së për dinarin.