Lajmet

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

04.07.2026 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dalë sërish hapur në mbrojtje të organizatorit të sulmit terrorist në Banjksë, Milan Radoiçiq, duke deklaruar se ai nuk po ndiqet penalisht për sulmin terrorist në Banjskë, por për shkak të Kosovës.

Vuçiq e tha publikisht këtë në fillimjavë, ani pse nga Interpoli është lëshuar njoftim i kuq për Radoiçiqin, për të cilin së fundmi u raportua se i ofrohet siguri nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Dhe jo vetëm Radoiçiq, por edhe Zvonko Veselinoviqit, ani pse të dy janë në listën e zezë të Amerikës, për akuza që lidhen me krim të organizuar dhe korrupsion.

Për zyrtarët qeveritarë të Kosovës kjo deklaratë e presidentit serb dëshmon se sistemi i drejtësisë serbe kontrollohet nga vet ai, i cili njëkohësisht inkurajon sulme ndaj policëve të shtetit kosovar.

Ndërsa ekspertët e sigurisë vlerësojnë mesazh shqetësues dhe kërkojnë reagim më të ashpër nga bashkësia ndërkombëtare.

“Kjo dëshmon atë që bashkësia ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe autoritetet e Kosovës e kanë theksuar vazhdimisht. Vuçiqi po e injoron kërkesën e Interpolit, duke treguar shpërfillje të plotë ndaj sundimit të ligjit. Sipas tij, kjo përbën vazhdimësi të luftës hibride kundër Kosovës dhe një mesazh që mund të nxisë elementë ekstremistë serbë të sulmojnë zyrtarë policorë, me bindjen se nuk do të mbajnë përgjegjësi, pasi veprimet e tyre do të arsyetohen si politike. Ai e cilëson këtë si një fazë të re të kërcënimit hibrid që Vuçiqi po e adreson në funksion të tensioneve të brendshme në Serbi”, ka thënë Nuredin Ibishi- ekspert i sigurisë .

Mbrojtja publike e Milan Radoiçiqit, nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, dërgon një mesazh të gabuar dhe rrezikon të inkurajoj veprime destabilizuese në rajon thotë, Gurakuç Kuçi nga Instituti Octopus.

Kjo lidhje e ngushtë mes tyre është edhe njëherë konfirmim i qartë për bashkësinë ndërkombëtare që nuk duhet të suportohet në asnjë masë Serbia me në krye me Aleksandër Vuçiqin, dhe duhet të sanksionohet dhe të krijohen reforma për llogaridhënie dhe ndalim të terrorizmit. Nëse kjo vazhdon me tutje atëherë i bie që në të ardhmen Serbia është duke u nxitur që të kryejë në të ardhmen sulme terroriste në Kosovë, por edhe në vende të tjera fqinje”, ka thënë Gurakuç Kuçi- Instituti Octopus

Autoritetet serbe nuk kanë ngritur aktakuzë ndaj Radoiçiq ani pse mori përgjegjësinë për sulmin e armatosur në Banjskë në shtator të vitit 2023, në të cilin u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Për më tepër ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ku ka edhe vendbanim të regjistruar në Beograd.

Prokuroria Speciale e ka përfshirë Radoiçiqin në aktakuzën ndaj 45 personave, duke e cilësuar si organizator dhe udhëheqës të grupit terrorist.

Gjykata Themelore në Prishtinë, në prill, dënoi tre të akuzuar, Bllagoje Spasojeviq dhe Vlladimir Toliq u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burgim. Ndërkohë, të akuzuarit e tjerë, përfshirë edhe Milan Radoiçiqin, vazhdojnë të jenë në arrati.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur vazhdimisht kërkesën që autoritetet në Serbi t’i arrestojnë dhe t’i ndjekin penalisht përgjegjësit për sulmin në Banjskë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

IHMK paralajmëron, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

Plevla e Malit të Zi kërkon “çnjohjen” e Kosovës, Dukaj: Merruni me problemet e qytetarëve tuaj

Plevla e Malit të Zi kërkon “çnjohjen” e Kosovës, Dukaj: Merruni me problemet e qytetarëve tuaj

Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

Shtrenjtimi i naftës ndez alarmin, pritet valë e re e rritjes së çmimeve

Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë, Muharremaj apelon për kujdes

Stuhia e fortë shkakton dëme në Suharekë, Muharremaj apelon për kujdes

Konushevci i VV-së e poston një foto me Sveçlën nga Ujmani pasi u rrënuan 11 vikendica: Veprat flasin vetë

Konushevci i VV-së e poston një foto me Sveçlën nga Ujmani pasi u rrënuan 11 vikendica: Veprat flasin vetë

Rama viziton dyqanin e bamirësisë në kryeqytet, thotë se kanë përfunduar inventarizimin e tij të plotë

Rama viziton dyqanin e bamirësisë në kryeqytet, thotë se kanë përfunduar inventarizimin e tij të plotë

Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

Dy të arrestuarit në kufirin Serbi–Hungari nën hetim, Bild i lidh me shërbimin sekret rus

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

Autoritetet maqedonase për aksidentin ku vdiqën 3 kosovarët: Po hetojmë, s’është e vërtetë që po ndiqeshin nga dikush

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në arsimin shqip në diasporë

Haxhiu nderon Qemal dhe Kozeta Zylon për kontributin në arsimin shqip në diasporë

Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës

Aksidenti fatal në Komoran, dalin detaje të reja: Familja ishte nisur nga Aeroporti i Tiranës

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Haxhiu nënshkruan dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë

Eurodeputeti austriak Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Eurodeputeti austriak Waitz ngre në Bruksel çështjen e gazit në Kosovë

Përurohet pllaka e “Shtëpisë Bazë”, ku u strehuan luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998–1999

Përurohet pllaka e “Shtëpisë Bazë”, ku u strehuan luftëtarët e UÇK-së gjatë viteve 1998–1999