Nenad Gjuriç dhe Aleksandër Filipoviç janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale duke u larguar përfundimisht nga forcat e rendit dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka vendosur t’iu ndajë medalje shtetërore.
Vuçiç të mërkurën do t’iu dorëzojë çmimet Gjuriç-it, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore në Republikën e Kosovës dhe kapitenit Aleksandër Filipoviç, i cili ishte në detyrë shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, shkruan kuriri serb.
Ai do t’iu dhurojë “Medaljen e Artë për Guxim”, e cila në Serbi ndahet për veprimet në të cilat “del në pah guximi personal”.
“Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri, shkalla e parë, e cila jepet për kryerje mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave dhe detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.
Gjuriç kishte dalur në konferencë për media, bashkë me udhëheqësit e Listës Serbe, dhe kishte njoftuar se kanë vendosur që të mos e zbatojnë masën e qortimit.
Pas këtij vendimi, Inspektorati Policor i Kosovës, kishte kërkuar suspendimin e tij.
Policia e Kosovës e suspendojë dhe të gjithë policët serbë, rreth 400, zhveshën uniformat dhe dorëzuan pajisjet, duke protestuar kështu me largim suspendimin e Gjuriç.