Kërkesës së shqiptarëve në Serbi për një asociacion sikurse ai që po kërkohet për serbët në Kosovë, presidenti serb i është përgjigjur negativisht.
Aleksandar Vuçiqi ka thënë kërkesa e politikanëve shqiptarë nga Bujanoci për asociacion, nuk është reciprocitet por “marrëzi”, raporton portali “bujanovacke”.
“Këto janë marrëzi të tilla sa që nuk ka fjalë dhe, siç mund ta shihni, këtë po ua them shqiptarëve”, u përgjigj Vuçiqi sot në Bujanoc në pyetjen e gazetarëve.
Në të njëjtën kohë, ai tha se dera e tij është e hapur për të gjithë shqiptarëve që jetojnë në këtë anë.
Ai u tha politikanëve shqiptarë të këtyre trevave se do të ishte mirë që ata të kuptojnë se gjëja më e rëndësishme nuk është mbijetesa e tyre politike dhe poenët politikë, por mënyra se si njerëzit mund të jetojnë më mirë.
“Shqiptarët e zakonshëm duan të jetojnë më mirë dhe dera ime dhe e të gjithëve në vend është e hapur për biseda për këtë temë”, tha Vuçiqi.
Gjatë vizitës që ai ia bëri një shkolle në Bujanoc, ai u pyet nga gazetarët shqiptarë se përse askush nga qeverisja lokale, e cila kryesisht përbëhet nga shqiptarët, Vuçiqi u përgjigj se të gjithë janë ftuar, por shtoi se “ndoshta nuk kanë ardhur sepse kjo nuk do të ishte popullore në Prishtinë”. /Klankosova.tv