Vuçiqi e prezanton Vuçeviqin si kandidat për kryeministër të Serbisë

E publikuar: 30/03/2024 18:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka propozuar kuvendit të këtij shteti kandidat për kryeministër, Millosh Vuçeviqin.

Vuçeviq është aktualisht ministër i Mbrojtjes, i cili pritet të jetë pasues i Ana Bërnabiqit, njofton Klankosova.tv.

Ndërsa, Ana Bërnabiq deri më tani ka qenë kryeministre e Serbisë, tash ka kaluar në pozitën e kryetares së kuvendit.

Po ashtu ishte përfolur që pasuesi i Bërnabiqit do të ishte Marko Gjuriq, ish-drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë dhe ish-ambasadori i Serbisë në ShBA.