Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se zgjidhja e problemeve të Kosovës mund të vijë vetëm përmes bisedimeve të shqiptarëve dhe serbëve dhe se askush tjetër nuk mund të marrë vendimin për këtë
“Deri te zgjidhja ne duhet të arrijmë së bashku me shqiptarët përmes bisedimeve.
BE mund të ndihmojë, por nuk mund të marrë vendim për një zgjidhje. Ne duhet ta zgjidhim këtë problem, serbët me shqiptarët, nëse mundemi, dhe nëse nuk bëjmë asgjë të re as për ne as për ata, përveç se kemi humbur dhe ia kemi lënë kohës”, thotë Vuciq.
Sipas “Novosti”, këto deklarata ai ua tha gazetarëve në Davos duke shtuar se Kosova është një temë e vazhdueshme diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror.
Vuçiq ka shtuar se në këtë Forum ka investitorë të shumtë, gjermanë, austriakë, grekë, sllovakë dhe të gjithë thanë se ajo që është më e nevojshme dhe çfarë do të dëshironin të shihnin është zgjidhja e problemit të Beogradit dhe Prishtinës. /Gazeta Express/