Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke folur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, raportohet të ketë thënë se Zoran Gjingjiq ishte kthyer në armik të Perëndimit kur kishte kandiduar këtë çështje.
“Unë me Gjingjiqin dhe (Çedomir) Jovanoviqin biseduam nga fundi i vitit 2001 dhe fillimi i vitit 2002. Mbetëm vetëm pas mbledhjes së Kuvendit dhe ai shumë i zemëruar fliste për anglezët, holandezët, për Tribunalin e Hagës, por ai atëherë e kishte kuptuar realitetin dhe çfarë mund të bëhej, por unë, e pranoj, nuk e kisha të qartë”, ka thënë Vuçiq, raporton B92, transmeton Koha.net.
Sot, ka shtuar ai, e din çfarë është realiteti dhe se është me rëndësi të mbesim në rrugën europiane, e para se duam të jemi ai tip shoqërie siç janë vendet e BE-së, kurse e dyta “ne kemi me BE-në dhe rajonin gati 90 për qind të këmbimit tregtar, kemi po ashtu edhe me Rusinë, ë tjerat janë minimale”.
“Njerëzit këtë e kuptojnë mirë dhe gjithë çfarë thashë mund të flasë se çfarë janë vështirësitë dhe pengesat, por ne nuk kemi rrugë tjetër”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksanadar Vuçiq, transmeton Koha.net.