Vuçiq tenton t’a manipulojë edhe kryesuesen e KS në OKB, përplasen ashpër

E publikuar: 22/04/2024 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesuesja e takimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në New York, ka pasur një debat të ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.

Gjatë debatit në sallë, ajo ka hedhur kritika ndaj Vuçiqit për zgjatje të minutazhës së replikave.

Sipas saj, ishte rënë dakord që Osmani dhe Vuçiq do të kenë nga tre minuta për të folur.

Vuçiq: Për këtë gjë nuk u ra dakord.

Kryesuesja nga Malta: Po, u ra dakord.

Vuçiq: Jo, nuk jemi marrë vesh për këtë.

Kryesuesja: Zëvendësja ime sapo më tha se ishte dakord me ty.

Kryesuesja: Unë nuk do të pranoj që ajo ka gënjyer për këtë gjë.

Më pas, Vuçiq është pajtuar dhe ka vazhduar fjalimin.