Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se serbët në Kosovë duhet të kenë raporte të mira me shqiptarët , pasi, sipas tij, kjo është një shkallë kombëtare e politikës përgjegjëse.
Mirëpo, sa i përket njohjes së shtetit, ai thotë se Serbia nuk do ta bënë asnjëherë një gjë të tillë.
“Ne duhet të luftojmë që të kemi më shumë shqiptarë në Serbi për të lënë para këtu”, ka thënë ai duke shtuar se shqiptarë janë një komb në rritje dhe me ata duhet të diskutojmë dhe të kërkojmë një zgjidhje për të ardhmen, transmeton Indeksonline
Ai ka thënë se në Serbi shpesh thuhet se Kosova është e çmuar duke mos e ditur se si jetojnë serbët atje.
“Është e vërtetë se injoranca jonë e punës së mirë të qon në ekstremizëm të admiruar, por kjo nuk do të thotë se ne kemi të drejtë të heqim dorë nga territori ynë, sepse sipas këtij parimi do të duhej që në shumë vende të ndryshohet kufiri”, ka thënë Vuçiq, transmeton Indeksonline.
Poashtu, Vuçiq ka deklaruar se kabineti të cilin e udhëheq ai ka bërë një punë të vështirë dhe të rëndësishme me marrëveshjen e Brukselit, duke e krahasuar atë me atë të Dejtonit.
Vuçiq, tha gjithashtu se gjendja në Bosnje e Hercegovinë është shumë më e komplikuar dhe e vështirë, sepse ajo përfshin faktorët e jashtëm në rajon.