Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot iu ka folur serbëve për Kosovën dhe për presionin që po i bëhet në lidhje me të.
Ndër shumë çështje që përmendi, Vuçiq foli edhe për vendimin e Qeverisë së Kosovës që targat ilegale me simbole qytetesh të kthehen në RKS. Këtu ai gjet vend për të ironizuar ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Duke aluduar në videot që Kurti i bëri në serbisht për t’iu kërkuar qytetarëve serbë që të respektojnë vendimin e Qeverisë, Vuçiq tha se vetëm nëntë serbë dëgjuan “zërin melodik” të Kurtit dhe e zbatuan vendimin.
“Aq shumë e dëgjuan serbët zërin melodik të Albin Kurtit saqë nëntë prej tyre i riregjistruan [automjetet] nga gjithsej 9000. Kaq për besimin. A do të bëjnë ndonjë gjë serbët, nuk e di. Dhe çfarëdo që të ndodhë, miqtë nga Quint do të jenë me ta”, raporton B92, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq tha se me zhvillimet në Ukrainë, Perëndimor do të shtojë presionit mbi Serbinë, veçanërisht në “çështjen e Kosovës”.