Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë deklarata të zymta rreth asaj se çka mund të ndodhë sipas tij në Kosovë në raport me komunitetin serb.
“Serbët në jug të lumit Ibër janë afër që t’i lëshojnë institucionet. Kurse serbët në veri të Ibrit janë afër vendimit që të mos lejojnë askënd të hyjë në veri. Kuptojeni se krejt po vlon, që njerëzit s’mund ta durojnë më”, tha Vuçiq, gjatë një konference të përbashkët me Komisionerin për Zgjerim e Fqinjësi të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
Vuçiq, thotë se i mbetet besnik asaj që tha të enjten mbrëma kur u lidh në një emision lajmesh në Beograd e nga ku i quajti “llum e terrorist” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili emëroi ministër për kthim e komunitetet në Qeverinë e Kosovës.
Ndërsa politikania, Rada Trajkoviq, u bë këshilltare e Rashiqit.
“Unë s’jam budalla e as i dehur. Sepse krejt çka pijë është çaj kamomili e me rukollë. Kam folur për krejt çka ndodhi këtë vit dhe se qysh është shembur çdo mundësi e bisedave me Prishtinën. Për asnjë fjalë që e kam thënë për Kurtin, Trajkoviqin e Rashiqin s’jam penduar. Krejt çka thashë mbrëmë m’i nënshkruani edhe sot”, u shpreh ai.
Nga ana e tij, komisionari Varhelyi, tha se pa përkushtim nga të dyja palët dialogu s’mund të jetë i suksesshëm dhe s’mund të ndodhë. Kjo sipas diplomatit hungarez s’duhet të merret si deklarim negativ nga Serbia.