Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq beson se Serbia mund të shndërrohet në një ”tigër ekonomik” të Evropës Juglindore.
Vuçiç, i cili po merr pjesë në Forumin vjetor Ekonomik të Davosit, shkruan në faqen zyrtare të Forumit se ”mundësia e rritjes në Serbi është e madhe”.
“Reformat strukturore ekonomike që ne po ndërmarrim do të jenë çelësi i duhur. Nëse ne arrijmë ta menaxhojmë këtë, ashtu siç e tregojnë rezultatet e para, atëherë pritet që Serbia të shndërrohet në tigrin ekonomik të Evropës Juglindore”, shkruan Vuçiq.
“Edhe pse e gjendur në kryqëzimin mes Lindjes dhe Perëndimit, Serbia është e vendosur që të krijojë një sistem ekonomik dhe social të bazuar në standardet perëndimore dhe, në të njëjtën kohë, të përmirësojë marrëdhëniet ekonomike me partnerët tanë lindorë, për sa i përket investimeve dhe tregtisë”, shton ai.