Vuçiq pretendoi se në protestat në Beograd ishin 2,490 persona, pamjet ajrore e mohojnë atë

E publikuar: 25/12/2023 10:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në fjalimin e mbrëmshëm para opinionit tha se në demonstratat në Beograd ishin 2490 persona, por fotografitë ajrore e mohojnë këtë.

Demonstruesit dhe deputetët e listës “Serbia kundër dhunës” mbrëmë kanë tentuar të hyjnë me forcë në ndërtesën e Kuvendit të qytetit në Beograd, me ç’rast janë thyer xhamat e dyerve dhe dritareve të hyrjes.

“Nuk ka revolucion. Ne po përpiqemi të mos lëndojmë asnjë nga demonstruesit me një reagim paqësor. 2490 persona janë të pranishëm sonte, 1195 po përpiqen të hyjnë në parlament. Disa kanë treguar se dhuna është mënyra e vetme për të luftuar kundër kundërshtarëve. ”, tha Vuçiq, duke reaguar ndaj protestave.

Demonstratat përfunduan me reagimin e policisë, ndërsa gazeta “Serbia kundër dhunës” doli dhe e akuzoi Vuçiqin se ka dërguar huliganët që provokuan dhunën.