Rashkoviq: Vuçiq po i tradhton serbët

E publikuar: 26/01/2016 17:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Liderja e Partisë Demokratike të Serbisë (DSS) Sanda Rashkoviq Iviq ka thënë se ajo që po bën Aleksandar Vuçiq dhe partia e tij SNS është “tradhti e interesave të popullit serb”.

“Nëse formalisht e logjikisht e marrim definicionin e tradhtisë së shtetit, ajo qo tani po bën Aleksandar Vuçiqi dhe partia e tij, është tradhti e interesave të serbëve… Shikojeni këtë tash në Kosovë, shikojeni Marrëveshjen e Brukselit, shikojeni mjegullën rreth Asociacionit të Komunave serbe, shikojeni gjykimin e dënimin e Oliver Ivanoviqit me 9 vjet burg, e ju shkoni në bisedime…Kjo është tradhti ndaj njeriut, tradhti ndaj shtetit, tradhti e dinjitetit kombëtar, tradhti e çdo gjëje”, thotë ajo raporton “Kurir” i Beogradit, transmeton koha.net.

Askush nuk është kundër bisedimeve, por jem i kundër mënyrës se si ato bëhen, ka thënë ajo dhe ka shtuar:
Gabimin kryesor e ka bërë Tadiqi, i cili, sipas saj, pa dije të ministrit Jeremiq, e nxori çështjen e Kosovës nga sqetulla e KB –së
“Serbia po pushon së ekzistuari shtet, po bëhet territor dhe dy territore po merren vesh që njëri-tjetrin mos ta pengojnë në rrugën drejt BE-së”, tha Rashkoviq.
Liderja e partisë DSS që dikur e udhëhiqej nga ish –kryeministri Serbisë Vojislav Koshtunica, tha se do të angazhohet për një marrëveshje të veçantë të Serbisë me Rusinë e Kinën dhe me vendet e BRIK -ut (Brazil, Rusi, Indi, Kinë).

“Ne do të bisedonim me Prishtinën, por jo në Bruksel , veçse në New York, ka përfunduar ajo.