Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur si të tensionuar situatën, sidomos në veri të Kosovës.
Ai në një adresim të tij ka komentuar edhe procesin e betimit të kryetarëve të rinj të zgjedhur në procesin e 23 prillit, të cilët i ka quajtur kryetarë të rremë që sipas tij janë zgjedhur me vetëm 3.4 përqind të votave të përgjithshme.
“Gjëja e vetme që jam duke ua kërkuar serbëve është qetësia, sepse ata kurrë nuk do të jenë të pranuar si kryetarë. Ky është një veprim shtypës ndaj serbëve dhe një përpjekje për të krijuar një atmosferë në të cilën ata do të jenë të detyruar t’i lënë shtëpitë e tyre”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ndër të tjera ka treguar se ka zhvilluar bisedë me këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Choller, të dërguarin për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe Ambasadorin Christopher Hill.