Vuçiq: Për Kosovën nuk ka zgjidhje të lehtë

E publikuar: 30/12/2015 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk ka zgjidhje të lehta për Kosovën, duke theksuar se Beogradi është gjithmonë i gatshëm për të zhvilluar dialog dhe për të bërë kompromise, por jo duke e nënçmuar Serbinë.

Ai ka shtuar se në raundin e ardhshëm të bisedimeve në mes të Beogradit dhe Prishtinës që do të mbahet në janar në Bruksel, përveç shumë temave të tjera do të diskutojnë edhe për vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës lidhur me themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, shkruan “Veçrenje Novosti”, transmeton Indeksonline.

“Kurrë s’e kam të lehtë të shkoj në Bruksel”, ka thënë Vuçiq duke theksuar se në të ardhmen do të ketë vështirësi e probleme, por Serbia do të shikojë për t’u mbrojtur.