Vuçiq pas takimit me zyrtarin e NATO-s: Prishtina duhet ta formojë Asociacionin

E publikuar: 13/02/2023 16:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “është e nevojshme që Prishtina ta përmbushë obligimin e saj për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të ndërmarrë me nënshkrimin e Marrëveshjes së Brukselit dhjetë vjet më parë”.

Këto komente, kreu i shtetit serb i bëri pas një takimi që pati me zëvendës sekretarin e Përgjithshëm për Çështje Politike dhe Politikat e Sigurisë.

Sipas një njoftimi për media të zyrës së Vuçiqit, zyrtari i lartë i Aleancës Veri-Atlantike tha se NATO-ja mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian