Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq u ka bërë thirrje qytetarëve për unitet të plotë, meqë gjatë ditëve dhe muajve të ardhshëm “duhet të ruhet stabiliteti i plotë politikë”.
Vuçiq ka thënë se muaji i ardhshëm do të jetë i rëndë për Serbinë dhe se bisedimet midis Beogradit e Prishtinës më 23 qershor në Bruksel do të jenë të vështira, duke shtuar se situata në rajon po komplikohet, raportojnë mediet serbe.
“Gjërat në Ballkanin Perëndimor po komplikohen shumë, ka probleme të mëdha të brendshme në Kosovë, kështu është edhe në Maqedoni, në Bosnjë fërkimet janë gjithnjë e më të mëdha, Kroacia më 5 gusht dëshiron të festojë kur ne do të qajmë”, ka theksuar Vuçiq.
“Duhet të ballafaqohemi dhe t’i tejkalojmë të gjitha”, ka deklaruar ai. Sipas tij, “Qeveria do të marrë vendime në interes të qytetarëve dhe jo në interes të popullaritetit”./io/