Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ia ka bërë të qartë Federica Mogherinit se “me Serbinë nuk mund të luhet”.
Ai ka thënë se me politikë të mençur ka arritur që ta mbajë qetësinë e serbëve në veri, porse nuk do të lejojë një ‘Stuhi’ të dytë për serbët.
“Kemi arritur të ruajmë gjakftohtësinë dhe të reagojmë në mënyrë të qetë”, është shprehur ai.
“E kemi ruajtur paqen dhe nuk ua kemi lejuar (shqiptarëve) të na e marrin veriun”, ka thënë Vuçiq për RTS pas takimit me shefen e BE-së për politikë të jashtme.