Vuçiq: Nuk do të lejoj zgjidhjen e urdhëruar për Kosovën

E publikuar: 01/07/2020 13:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, deklaroi se Beogradi është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Prishtinën por se “ai nuk do të lejojë askënd ta urdhërojë atë se cila do të jetë zgjidhja”.

I pyetur nëse do të mbahet samiti në Paris, Vuçiq tha se do të ishte “ndoshta do të mbahet një herë”, dhe kur u pyet nëse do të ishte në korrik, ai tha “Unë mendoj se do të jetë”.

Ai vlerësoi për TV Pink se problemi për dialogun është se Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe tha se Beogradi nuk po negocion me Prishtinën, sepse Perëndimi po negocion për Prishtinën.

Sa i përket zgjedhjeve, Vuçiq tha se Qeveria do të formohet brenda afatit ligjor dhe kushtetues.