Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën, as pesë vende të BE se e kanë bërë këtë

06.06.2015 11:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Vuçiq: Nuk do ta njohim Kosovën, as pesë vende të BE se e kanë bërë këtë

Aleksandar Vuçiq e ka ritheksuar se as 5 anëtarë të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Gjatë qëndrimit të tij në një vizitë zyrtare në Amerikë, Aleksandar Vuçiq e ka ritheksuar se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e shtetit kosovar.

Vuqiç ka folur edhe për rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi dhe ka thënë se kjo nuk është një çështje që e pengon raportin miqësor mes Amerikës dhe Serbisë.

“Nëse më pyesni se a do ta njohim pavarësinë e Kosovës apo jo, ju informoj se ne nuk kemi marrë një kërkesë të tillë, nuk do të ishte realiste”, ka thënë Vuqiç në një ligjëratë në John Hopkins University në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Tanjug.

Ai ka shtuar se deri më tani është arritur mjaft shumë në dialogun me Prishtinën dhe lidhjet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë janë përmirësuar.

“Ne e mbështesim krijimin e marrëdhënieve të mira, do të thosha mes të dyja shoqërive. Ne kemi bërë progres edhe në raportet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Vuçiq.

I pyetur për progresin e bërë rreth zbardhjes së vrasjes së vëllezërve Bytyqi, Vuçiq ka thënë se Serbia do ta zgjidhë këtë rast sepse është detyrë dhe obligim i saj. Ai ka thënë se kjo çështje do të vihet në dritë edhe më shpejtë se që pritet.

Kryeministri serb ka shtuar se rasti i vëllezërve Bytyqi ishte një krim i tmerrshëm dhe se i takon Serbisë që ta zgjidhë, dhe jo sepse është një pengesë mes raportit miqësor Serbi – Amerikë./tribuna/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Inteligjenca artificiale, një mundësi historike për transformimin e administratës publike në Kosovë

Konjufca: Ambiciet territoriale të Serbisë ndaj Kosovës nuk janë gjë e së kaluarës

Në një mbledhje të mbajtur më 6 tetor, Qeveria e Kosovës miratoi ndarjen e 15 milionë eurove për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike

Musliu për kritikat ndaj Shiroka-Pulës: Një gjë e kemi të sigurt, nuk do të shahemi e linçohemi nga burrat e presidenteve

Shqipëria mbyll edhe një kapitull në rrugën drejt BE-së, Rama flet për objektivin historik

Ligji për Specialen, Hasani i përgjigjet BE-së: Shteti sovran ka të drejtë t’i përcaktojë kompetencat

Serbia kthen prapa tre deputetë të Kosovës që ishin nisur për ngushëllime tek kryetarja e Preshevës

Vrasja e dy personave në Livoç të Gjilanit, i dyshuari vetëdorëzohet në Polici

Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kurti: Eksporti i shërbimeve të ICT-së është pesëfishuar në pesë vjet

Maqedonci: Gjermania mbetet partner strategjik i Kosovës në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes

Akuzat për spiunazh për shërbimin serb/ Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm

Kryeministri Kurti mori pjesë në hapjen e Kongresit XI Mbarëkombëtar të Stomatologjisë

Musliu: PDK-ja është penguar padrejtësisht për gati gjashtë vjet

Osmani shënon 36-vjetorin e bashkimit të Gjermanisë me ambasadorin Rudolph

Maliqi i bën thirrje Shiroka-Pulës për kujdes nga presionet politike