Vuçiq nga Brukseli: Takim i vështirë, nuk ka dorëzim

E publikuar: 27/02/2023 19:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar të vështirë bisedën e sotme në Bruksel me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell , të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Takim i vështirë. Pritej. Nuk ka dorëzim”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë në Instagram.

Këto deklarata të tij erdhën pas mbi dy orësh qëkur ka nisur takimi trepalësh në Bruksel në mes të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq. Në të po diskutohet për planin franko-gjerman.