Vuçiq: Nëse sanksionet kundër Industrisë së Naftës së Serbisë hyjnë në fuqi, do presim përgjigjen e Rusisë dhe më pas do reagojmë

E publikuar: 27/03/2025 21:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Aleksandar-Vucic-Foto: Facebook

Aleksandar-Vucic-Foto: Facebook

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha sot për Financial Times (FT) se nuk sheh ndryshim në qëndrimin amerikan në lidhje me vendosjen e sanksioneve ndaj industrisë serbe të naftës dhe se nëse sanksionet hyjnë në fuqi pas skadimit të afatit të premten, Serbia fillimisht do të presë reagimin e Rusisë dhe më pas do të reagojë.

“Ne folëm edhe me amerikanët edhe me rusët dhe me të gjithë për gjetjen e një zgjidhjeje”, tha Vuçiq për FT nga Beogradi.

Ai shtoi, siç shton gazeta britanike, se negociatat me palën amerikane për çështjen NIS nuk kanë lëvizur nga “pika e vdekur”, raporton Tanjug.