Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se negociatat e sotme ndërmjet delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel kanë përfunduar pa sukses, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka pranuar propozimin kompromisin e Bashkimit Evropian, raporton N1info, transmeton Klan Kosova.
“Ne patëm bisedime dhe mendoj se ato përfunduan pa sukses në drejtim të gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve. Të gjithë kemi propozimet tona, në fund ne si Serbi e pranuam propozimin e kompromisit të Bashkimit Evropian. Kurti nuk ka dashur ta pranojë dhe takimi ka përfunduar”, ka thënë Vuçiq.
Sipas presidentit serb, gjatë bisedimeve ka pasur kryesisht situata të pakëndshme.
“Është logjike që të gjithë po luftojnë për të vetën. Është e qartë se Kurti po i shmanget formimit të një bashkësie të komunave serbe”, shtoi Vuçiq.