Vuçiq në Varna flet për qëndrimin e Brukselit ndaj Kosovës dhe Katalonisë

E publikuar: 03/10/2017 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka takuar sot në Varna kryeministrat e Greqisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Ai aty ka thënë se për shtetin e tij, paqja dhe stabiliteti i Ballkanit janë gjërat më të rëndësishme, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

Ata kanë diskutuar edhe për projekte të përbashkëta në infrastrukturë, energji dhe cësthje të tjera me rëndësi – si qëndrimi i ndryshëm i Brukselit, ndaj Kosovës dhe Katalonisë.

Këto kanë qenë disa prej temave që Vuçiq i ka biseduar me kryeministrat Borisov, Cipras dhe Tudose.