Vuçiq në takim me nxënësit e shkollës fillore: S’do ta nënshkruaj marrëveshjen përfundimtare me Kosovën

E publikuar: 26/11/2023 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se bashkësia ndërkombëtare insiston në nënshkrimin e marrëveshjes bazike me Kosovën, gjë që ai e ka refuzuar, por se populli i Serbisë duhet ta dijë që kjo do të ketë pasoja.

Këto komente Vuçiq i bëri pasi priti në takim nxënësit dhe arsimtarët e shkollës fillore “Sveti Sava”, nga Zherovnica e Komunës së Zveçanit, ku tha se ditët, javët dhe muajt nuk do të jenë të lehtë për Serbinë, pasi që përfaqësues të BE-së dhe SHBA-së, do të përpiqen të zgjidhin shumë gjëra në Kosovë, para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe para zgjedhjeve evropiane.

Vuçiq ka komentuar edhe takimin që do ta ketë sot me gjeneralin Moisiloviq, ku tha se në këtë takim nuk do të ketë asnjë diskutim tjetër përveç situatës së sigurisë në Kosovë.

“Në thelb qëllimi i tyre është të na detyrojnë në një mënyrë ose në një tjetër të na fusin në një kornizë ligjore në të cilën do ta njohim pavarësinë e Kosovës në një mënyrë apo tjetër, dhe nuk është çështja nëse doni ta zgjidhni problemin me disa zgjedhje në veri, nëse doni ta zgjidhni problemin e mbajtjes së zgjedhjeve për Serbinë. Të gjitha këto janë probleme, por asnjëri prej tyre nuk është problemi më i madh apo thelbi i të gjithëve, nëse ju e zgjidhni çështjen e dokumentit, siç kemi zgjidhur ne, apo nëse e zgjidhni apo nuk e zgjidhni problemin e tabelave, asnjë nga këto nuk është vendimtare”.

“Thelbësore është nëse do t’i lëmë ata në Kombet e Bashkuara apo jo, dhe në fund, nuk do ta bëjmë, por duhet të keni parasysh, është e lehtë të thuhet dhe është e lehtë për çdo person të thotë atë që dëshiron, ju vetëm duhet të nëse e dini se për këtë ka edhe pasoja. Dhe populli i Serbisë duhet ta dijë këtë, dhe mos i lini t’iu gënjejnë se nuk do të ketë pasoja, do të ketë, dhe të gjitha këto kërcënime nuk ishin të kota gjatë gjithë këtyre muajve dhe të përpjekjet, pastaj të vijnë papritmas në Bruksel dhe nënshkruaj, për atë që e kam thënë pesë herë që është e pamundur, por nuk ia vlen, do të vazhdoje vetëm do të vazhdohet, atëherë do t’iu thonë çdo dite, pra ju tashmë e dini që Kosova ka sanksione, ndaj të gjithë kërkojnë nga ne të keni edhe ju”, tha ai.

Ai është pyetur sërish nëse do të nënshkruaj marrëveshjen bazike dhe aneksin e zbatimit.

Ai shtoi se këto gjëra nuk do të jenë të thjeshta për Serbinë dhe është e nevojshme të ruhet stabiliteti dhe të mendohet se si dhe në çfarë mënyre do të bëjnë në të ardhmen./KP