Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se s’ka asnjë lojë që Beogradi po bën më çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë.
Në një konferencë me ministrin e Jashtëm të Suedisë, Tobias Billstrom, ai ka theksuar se është me rëndësi që të lëvizet kah ky drejtim.
“Çështja është, ju formojeni Asociacionin dhe kur ju e bëni atë, Serbia cdo herë e ka mbajtur fjalën dhe do ta përmbushë pjesën e saj të punës”, është shprehur Vuçiq, raporton Kosovo-online.
Vuçiq ka vazhduar të thotë se Serbia do të bëjë diçka të njëanshme, si shenjë e vullnetit të mirë, por që ajo, sipas tij s’ka të bëjë me obligimet me Kosovën.
“Është një obligim që nuk është nënshkruar në shkurt apo mars, por që ka ekzistuar që prej 19 prillit të 2013-ës”.