Vuçiq në OKB provon të ofrojë argumente kundër Rezolutës për Srebrenicën, i sulet përfaqësueses gjermane

E publikuar: 23/05/2024 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është duke u munduar që të ofrojë argumente kundër Rezolutës së paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Srebrenicën.

Vuçiq ka thënë se një Rezolutë e tillë s’flet fare për individët që kanë kryer krime në Srebrenicë, por se e njëjta flet “në përgjithësi”.

“Pse ky shembull?”, ka pyetur Vucic.

Ai tutje i është drejtuar me ton të vrazhdë përfaqësueses së Gjermanisë, duke e pyetur se pse e kanë “përgatitur fshehur Rezolutën”

“Është folur për pajtimin. A sejll kjo Rezolutë pajtim, që të mos përmendet këtu. A sjell pajtim në rajon, jo aspak. I bëj pyetje përfaqësues së Gjermanisë, pse u fshehen në përgatitjen e rezolutës, pse s’pati gjithëpërfshirje ”, ka thënë Vuçiq.

Ai tutje ka thënë se kur ishte përgatitur për Ruandën, kishte pasur gjithëpërfshirje.

Gatimet tona pjekën në prush, prandaj edhe janë më të shijshme!

Posted by Pep's Taverna on Tuesday, April 28, 2020