Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, tha sot në promovimin e klasës së re të oficerëve ushtarakë se “ata që ekërcënojnë sot Serbinë nuk e kanë kuptuar kurrë se sa e vendosur është Serbia për të mbrojtur atë që është e saj”.
“Kosovën as asgjë tjetër nuk do t’ia japim askujt, do ta mbrojmë çdo pëllëmbë të atdheut tonë”, tha Vuçiq.
Ai tha se ushtria serbe dëshiron paqen, prosperitetin dhe zhvillimin e Serbisë dhe se ajo ka një jetë të mirë dhe të sigurt, transmeton Anadolu Agency.
“Serbia dëshiron të ndjekë rrugën e neutralitetit ushtarak dhe ne po e bëjmë këtë me një hap të matur dhe të sigurt, të matur sepse nuk kërcënojmë askënd dhe të sigurt sepse kujdesemi për çdo ushtar”, ka shtuar ai.