Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një forum vjetor, në të cilin po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se një marrëveshje mes Beogradit dhe Prishtinës është në horizont.
“Sa i përket dialogut me Prishtinën, besoj se nuk jemi larg arritjes së një marrëveshjeje për personat e pagjetur apo energjinë”, citohet të ketë deklaruar Vuçiq, përcjell klankosova.tv.
Madje, siç shkruan b92, ai pretendon se është pala serbe ”gjithmonë e gatshme” ta vazhdojë dialogun.
Ai foli edhe për aspektin kur u pyet nga zyrtarët evropianë se pse nuk kanë vendosur akoma sanksione ndaj Rusisë.
“Askush nuk dëshiron konflikte plotësisht të ngrira, askush nuk e dëshiron këtë në Evropë, por as ne. Ne nuk kemi vendosur ende sanksione ndaj Rusisë, kjo është pyetja kryesore, kjo është ajo që më pyetën të gjithë. Njerëzit më shikojnë me habi, por ju duhet të mbroni pozicionin e vendit tuaj”.
Forumi “GLOBSEC 2022”, po mbahet në Bratisllavë.

















