Vuçiq: Mi jepni afat 24 orë që t’i përgjigjen Kosovës

E publikuar: 08/03/2018 22:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këtë, por edhe muajin tjetër do të ketë shumë biseda për Kosovën, dhe shpreson se kjo nuk do të çojë deri te eskalimi dhe destabilizimi i mëtutjeshëm i raporteve. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiq.
“Sa i përket informatës për atë se Prishtina edhe më tej refuzon të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, do të reagojë kur ta inspektojë gjendjen”, ka thënë Vuçiq.I pyetur për refuzimin e Kosovës që të formojë ASK-në, Vuçiq ka thënë se nuk dëshiron të ngutet me deklarata dhe se ende nuk ka informata të detajizuara për këtë, raporton lajmi.net.

“Dëshiroj së pari të shoh se për çfarë bëhet fjalë. E shoh që ka keqkuptime në publik për Marrëveshjen e Brukselit në përgjithësi. Do ta marrë Marrëveshjen e Brukselit në ditët në vazhdim dhe do ta lexojë nga A deri në Zh, pasi që duket se nuk është e mjaftueshme që ta vendosin në ueb faqe që ta shohin të gjithë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të shohin marrëveshjen për Asociacionin”, ka thënë ai.Gjithashtu, ai ka thënë se është e çuditshme nëse është marrë vendimin për anulimin themelimit të Asociacionit nga ana e Qeverisë së Kosovës.“Mi jepni afat 24 orë që të mund të reagojë. Me lejoni, pasi që sot nuk kam mundur ta ngris kokën nga punët pas vizitës në Rumani. Nëse është e vërtetë, nuk e di çfarë mund të jetë këtu e mirë, sepse kjo do të thotë se dikush me vendime të vet po çon drejt destabilizimit”, ka thënë ai. /Lajmi.net/