Vuçiq: Marrëveshja me Kosovën për dokumentet është e mirë për ne

E publikuar: 28/08/2022 15:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se marrëveshja me Kosovën për dokumentet identifikuese është e mirë për vendin me të cilin ai udhëheq.

“Është një marrëveshje verbale dhe mendoj se kemi arritur të korrigjojmë diçka”, tha Vuçiq, raporton Tanjug.

Ai ka shtuar se “ka një mohim mbi të cilin shkruhet se kjo nuk është njohje”.

“Ne kemi luftuar për shtetësinë serbe në Kosovë, që dokumentet e Serbisë të jenë të vlefshme në Kosovë, kemi gjetur interpretimin më të mirë, që është se serbët në Kosovë kanë të drejtën e dokumenteve të Serbisë”, shtoi ai