Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se është i kënaqur me reagimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s në, Jens Stoltenberg në lidhje me çështjen e formimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai tha se ishte i bindur se zyrtarët amerikanë e kanë bindur pasi ata janë kundër zhvillimeve të tilla.
“Me amerikanët nuk është lehtë të bisedohet, por e dini se në çfarë jeni. Ata më thanë, nuk e kanë fshehur edhe më parë, se janë kundër zhvillimeve të tilla dhe Ushtrisë së Kosovës në këtë mënyrë, e cila është jashtë kushtetuese dhe jo- institucionale”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq ka thënë po ashtu, se ka biseduar me zyrtarët e SHBA-së para bisedës me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me këtë çështje.
Ai poashtu, vuri në dukje se Serbia është e qetë dhe do të krijojnë paqe dhe stabilitet për rajonin duke mos reaguar me zë të lartë. /Lajmi.net/