Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dhënë afat përfaqësuesve të serbëve në Kosovë që deri më 31 dhjetor të tërheqin vendimet e dëmshme nëse do dëshirojnë që të marrin pjesë në atë që quhet politikë e përbashkët e serbëve dhe të shtetit të Serbisë në Kosovë.
Kështu ka thënë shefi i së ashtuquajturës Zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.
Gjuriq iu tha gazetarëve se kryeministri i ka porositur serbët e Kosovës se vendimet e tyre duhet të jenë unike.
Drejtoi i Zyrës serbe ka thënë po ashtu pas takimit me Vuçiqin dhe deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës se Mirjana Jevtiq, ministre e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila është vendosur në këtë post në vend të Ljubomir Mariqit, duhet të tërhiqet.
“Të gjitha vendimet e serbëve në Kosovë dhe Metohi duhet të merren në një mënyrë unike, me anë të bisedimeve, jo grindjeve, por me konsensus”, theksoi ai.
Në takim me kryeministrin serbë ishin deputetët e Listës Serbe, përfaqësuesit serbë në Qeverinë e Kosovës dhe kryetarët e komunave serbe, por jo ministrja Jevtiq, theksoi më tutje Gjuriq, raporton “Tanjug”.















