Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov ka thënë se nëse një ofertë e mundshme për Serbinë është që njihet pavarësia e Kosovës dhe Kosova të futet në OKB në këmbim që Serbia të mos marrë asgjë por vetëm anëtarësim në BE, përgjigja e shtetit serb do të jetë jo, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq tha sot se ka folur me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov për të gjitha temat dhe sipas tij kjo periudhë është më e vështria për Serbinë që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.
Lexo Edhe:
Ambasada Amerikane tregon çka pritet të ndodhë në takimin e Shtëpisë së Bardhë
Aleksandër Vuçiq pas takimit para gazetarëve tha se është i brengosur pas disa informacioneve nga diplomati rus, Lavrov.
Ai tha sot se ka pranuar informacione të caktuara nga kryediplomati rus, Sergei Lavrov sipas të cilit një periudhë e vështirë pritet në vazhdim për Serbinë, për të cilat do të përballen me presione të mëdha lidhur me Kosovën në mënyrë që të realizohen plane të mëdha.