Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se Kosova paraqet problem më të madh në anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, për çka ka thirrur Prishtinën për marrëveshje.
“Problemin e vetëm që shoh si pengesën më të madh në rrugëtimin tonë drejt BE-së është çështja e Kosovës”, ka thënë Vuçiq për AFP.
“Gjithçka është të Kosova, nëse do të na lejohet ose jo. Dhe, natyrisht, është më shumë për serbët, por edhe për palën tjetër, të cilët duhet ta marrin mesazh të fortë nga BE dhe Perëndimi, se duhet të bëhen pjesë e marrëveshjes”.
“Ata mendojnë se është koha që Serbia ta njohë Kosovën, dhe kaq, të mos bëjnë asgjë për marrëdhëniet me serbët, por që edhe ata duhet të bëjnë marrëveshje që qarta, në kuptimin e duhur. Nëse ata janë gati, edhe ne mund të bëjmë diçka, nëse ata s’janë të gatshëm, ky do të jetë lajm i keq për të gjithë ne”./Klan Kosova/