Vuçiq: Jemi të gatshëm të bisedojmë për kompromis

E publikuar: 11/12/2019 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Njujork, 26. septembra 2019 -Resenje za pitanje Kosova i Metohije mora da bude takvo da nijedna strana ne dobije sve, ali da dobije dovoljno, porucio je danas u Njujorku, u obracanju Generalnoj skupstini UN predsednik Srbije Aleksandar Vucic i istakao da to resenje niko ne zeli vise od Srbije, zarad stabilnosti. PREDSEDNISTVO SRBIJE *** Local Caption ***

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar për të përditshmen greke Katimerini, se Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromis sa i përket zgjidhjet së çështjes së Kosovës, por sipas tij të gjithë ata që mendojnë se mund të shkojnë në Beograd dhe t’ju thonë se duhet ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur – një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

I pyetur rreth çështjes së korrigjimit të kufijve si mundësi e zgjidhjes së çështjes së Kosovës – nëse bëhet fjalë për kufijtë që i ka njohur Kina, Rusia, Greqia dhe Spanja apo ato që i njohin Franca dhe Gjermania, Vuçiq ka hezituar të përgjigjet, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pas insistimit të gazetarit për të folur për skenarin e shkëmbimit të territoreve, presidenti serb tha se Serbia gjithmonë ka kërkuar kompromis dhe është kundër çfarëdo zgjidhje që do të ishte në interes të njërës palë.

“Jemi të gatshëm dhe të hapur të bisedojmë për çfarëdo zgjidhje kompromisi. Disa po përmendin modele tjera, por asgjë konkrete nuk po ofrojnë. Nëse dikush mendon se mund të vjen në Beograd dhe të na thotë ta njohim Kosovën si shtet të pavarur, një gjë e tillë nuk do të ndodhë”, ka shtuar Vuçiq.