Vuçiq: Jam Presidenti më budalla në botë

E publikuar: 29/11/2022 13:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për TV Pink ka thënë se i vjen keq për vendimin e tij që Serbia të braktis gërmimet për litium dhe thotë se me marrjen e një vendimi të tillë është treguar “presidenti më budalla në botë”, shkruan N1.

Këto deklarime Vucic i ka bërë teksa ka folur për protestën e aktivistëve për mbrojtje të ambientit përpara ndërtesës së Qeverisë së Serbisë.

Ai ka thënë se nuk e kupton pse ata po protestojnë përpara Qeverisë.

“Kur të protestojnë ata duhet të protestojnë përpara Presidencës”, ka thënë Vuçiq duke paralajmëruar edhe përballje me ta, meqë çmimi i litiumit në bursa ka shkuar në 82 mijë e 500 dollarë për ton.