Vuçiq: Jam i sigurt që Gjuriq do të mbrojë me sukses interesat e Serbisë në Shtetet e Bashkuara

E publikuar: 25/11/2020 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është takuar me ambasadorin e ri të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, Marko Gjuriq, i cili së shpejti do të marrë detyrën,transmeton KlanKosova.

“Takimi i fundit përgatitor me ambasadorin e Serbisë në SHBA, Marko Gjuriq para se të niset për në Washington,” ka shkruar Vuçiq në mbishkrimin e fotografisë në Instagram të ” E ardhmja e Serbisë (Budućnostsrbija)”.

“Unë jam i sigurt se Gjuriq do të përfaqësojë dhe mbrojë me sukses interesat e Serbisë sonë në atë vend,” tha Vuçiq.