Kryeministri i Serbisë dhe njëherit kryetari i Partisë Përparimtare të Serbisë, Aleksander Vuçiq ka folur për vizionin e tij se si e sheh Ballkanin dhe Kosovën, në shtatë vjetorin e partisë që udhëheq.
Ai ka thënë se Kosovën nuk do ta pranoj si shtet të pavarur, por që do të serbët dhe shqiptarët t’i normalizojnë marrëdhënie.
“Kosovën si shtet i pavarur nuk do ta pranojmë, por ne do të bëjmë gjithçka që lidhet për normalizimin e marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve, duke vendosur lidhje dhe duke zvogëluar armiqësitë nga e kaluara”, tha Vuçiq, transmeton Koha.net.
Ai tha se vizioni i tij për Ballkanin është pa konflikte duke folur edhe për rifillimin e dialogut me Prishtinën zyrtare.
“Duhet cekur se negociatat ishin të mprehta dhe ndonjëherë nuk janë të drejta por që secili mbron interest e tveta”, shtoi Vuçiq.
Në fund Vuçiq tha se Serbia që të jetë e fortë duhet të mos jetë vetëm dhe të mos krijon armiqësi të reja.