Vuçiq i flet Hillit për takimin e Brukselit: Përsërita qëndrimin e Serbisë

E publikuar: 23/08/2022 11:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se ka pasur një bisedë konkrete dhe domethënëse me ambasadorin amerikan Christopher Hill për situatën pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Një bisedë konkrete dhe kuptimplotë me ambasadorin Hill rreth situatës pas raundit të fundit të bisedimeve në Bruksel. Unë përsërita qëndrimin konsistent të Serbisë, e cila vazhdon të bëjë çdo përpjekje për të gjetur një zgjidhje kompromisi për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, tha Vuçiq, bëhet e ditur në llogarinë në Instagram “E ardhmja e Serbisë”, transmeton Klankosova.tv.

Takimi ndodhi disa ditë pas bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, gjatë të cilave nuk pati ndonjë rezultat, njofton Klankosova.tv