Vuçiq i del në krah deklaratës së kryeakademikut për Kosovën

E publikuar: 19/10/2015 00:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri serb, Aleksandër Vuçiq, ndonëse ka thënë se nuk pajtohet me deklaratën e kryetarit të Akademisë së Arteve dhe të Shkencave së Serbisë, Vladimir Kostiq, ka shprehur bindjen se ai “ka të drejtë të ketë mendimin e tij”.

“Nuk pajtohem me deklaratën e tij por edhe ai ka të drejtë të ketë qëndrim dhe opinion”, ka thënë Vuçiq, teksa ka komentuar edhe një tjetër deklaratë rreth Kosovës.

“Kam dëgjuar edhe deklaratën e nënkryetarit të SPS-Së se do ta blejmë Kosovën. Është kohë e keqe për deklarata të tilla sidomos në kohën kur po përpiqemi t’i bindim shtetet që të mos votojnë për hyrjen e Kosovës në UNESCO”, ka thënë Vuçiq.

Pas deklaratës së kryeakdemikut, Serbia është në shok, derisa po kërkohet edhe “rishikimi i pozicionit të tij”. Një gjë të tillë e ka thënë, hiç më pak se kreu i shtetit, Tomislav Nikoliq.