Vuçiq flet për vrasjen e Faton Hajrizit: Ai ishte nën ndikim të shërbimeve të ndryshme

E publikuar: 19/07/2024 21:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq, në një intervistë televizive ka folur për vrasjen e Faton Harjizit nga autoritetet serbe.

Vuçiq ka thënë se policia e Serbisë ka kryer punën e saj.

Ai tutje tha se hetimi për rastin do të tregojë të gjitha motivet, dhe sipas tij, “ka gjëra të çuditshme në gjithë historinë”.

Presidenti serb pretendon se “Faton Harjizi ishte nën ndikimin e agjencive të ndryshme”.

“Shumë gjëra janë në pikëpyetje, organet kompetente do të bëjnë punën e tyre.” – ka thënë Vuçiq, shkruan Kurir.

Tutje presidenti serb ka përmendur faktin që Faton Harjizi kishte vrarë një ushtar rus në vitin 2000, dhe thotë se është e çuditshme se Hajrizi reklamohej në rrjete sociale.

“Kush do ta bënte këtë, gjithçka është shumë e çuditshme.”