Vuçiq falënderon Rusinë për mbështetjen në çështjen e Kosovës

E publikuar: 29/09/2021 14:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar ambasadorin rus Aleksandar Botsan-Kharchenko, dhe e falënderoi me këtë rast siç u tha” Moskën zyrtare për mbështetjen e saj në çështjen e Kosovës”.

Nga ana e tij, diplomati rus tha se “Moska po e ndjek me shqetësim të madh situatën në veri të Kosovës”, raporton Tanjug.

Shefi i shtetit serb tha se ai shpreson që në muajt e ardhshëm do të ketë përsëri mundësinë për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin.