Vuçiq: Dorëhiqem për Pavarësi të Kosovës

E publikuar: 14/09/2022 20:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Vucic

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në debatin parlamentar për dialogun me Kosovën, ripërsëriti se s’ka njohje dhe se secila ujdi që sipas tij duket gati e pamundur me Prishtinën, Beorgadi e vendos në referendum.

Ndërkohë e pranoi pajtimin e tij të para disa viteve për një zgjidhje që implikon kufijtë.

“Unë nuk fsheh asgjë. Kam menduar dhe thënë atë që ju të gjithë doni ta thoni por s’keni guxim. Po unë jam ai që kam menduar që demarkacioni është zgjidhje. E kuptova që kjo është e pamundur sepse të gjithë ju mu hodhët në kokë, ata që janë për Kosovën e pavarur edhe ata që janë trima”.

Vuçiq pohoi se s’do ndalet kurrë në sigurimin e çnjohjeve për shtetin kosovar.

Lideri serb shtoi se po qe nevoja edhe do të jap dorëheqje, por për këtë veprim sipas tij, s’ka asnjë nevojë ta mësojë opozita.