Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq është shprehur se do të marrë pjesë në ndeshjen Shqipëri- Serbi vetëm kur të shohë se kush do të jetë i pranishëm në stadium.
Në një reagim të tij ditën e sotme ai tha se po pret nga homologu shqiptar Edi Rama, ta informojë se kush do të jetë pjesëmarrës.
“Unë nuk e kam vendosur nëse do të shkoj, sepse po pres të shoh se kush do të jetë. Unë po pres të marr informacion nga zyra e Edi Ramës, e më pas do të marr një vendim”, tha ai. Vuçiç ka informuar se do të takojë në mbrëmje lojtarët e skuadrës serbe, para se të largohen për në Shqipëri./Top Channel